‘Të shpëtojmë botën, si Notre Dame’, adoleshentja suedeze iu drejtohet me lot në sy deputetëve europianë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greta Thunberg u bë e famshme në mbarë botën dhe protesta e saj gjeti mbështetje nga mijëra nxënës të 400 qyteteve në Evropë, SH.B.A dhe Australi. Ajo është një nxënëse suedeze që është nominuar si kandidate për të marrë çmimin Nobel për Paqen e këtij viti.

Në 2018- ën, Greta nisi një grevë pranë godinës parlamentare në Stockholm. Ajo deklaronte se nuk do të shkonte në shkollë të premteve derisa qeveria të ndiqte kushtet e Marrëveshjes së Parisit mbi Ndryshimet Klimatike, ngrohjen globale.

E përlotur, Greta Thunberg, mbajti një fjalim në Parlamentin Europian në Strasburg. Thunberg u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së të veprojnë urgjentisht mbi ndryshimet klimatike, duke theksuar hipokrizinë sa shpejt u mblodhën fondet për rindërtimin e katedrales së Notre-Dame në Paris, shumë më tepër sesa vetë kontributi i Francës në Fondin Green Climate.

“E gjithë bota u dëshpërua për zjarrin në Notre-Dame në Paris, por Notre-Dame do të rindërtohet. Nëse shtëpia jonë do të copëtohej, asnjë nga liderët nuk do të vepronte siç veproi me Notre-Dame. E pra, kuptoni që shtëpia jonë po copëtohet disa-ditës dhe ende nuk po ndodh asgjë. Ju kërkoj të zgjoheni dhe të bëni çfarë është e nevojshme.”, u shpreh para të gjtihëve Greta.

 

Zjarr Tv Ad