Të shtëna me armë në një lokal me turistë në Meksikë, 5 të vdekur

0
538
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duhet të ishte një festë me muzikë elektronike në një prej plazheve më në zë meksikane, Riviera Maya, përkundrazi u kthye në një makth.

Një person, qëlloi me breshëri të shtënash para diskotekës Blue Parrot të Playa del Carmen, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 15 të tjerë.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së hënës, gjatë festivalit të përvitshëm Festival Bpm, në qytetin e Yucatan.

Nuk dihet ende motivi i masakrës. Autoritetet lokale, siç shkruan noa.al, përjashtojnë pistën e një sulmi terrorist, ndërsa dyshohet për një sherr brenda diskotekës.

Një tjetër dyshim është se sulmi është kryer nga trafikantë të drogës, të cilët janë ndaluar të hyjnë në diskotekë për të shpërndarë.

Policia ka ndaluar katër persona si të dyshuar, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Kujtojmë se plazhet e Meksikës, janë mjaft të frekuentuara edhe nga turistët shqiptarë.

Zjarr Tv Ad