Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Sarandë. Mësohet se plagë nga arma e zjarrit ka marrë shtetasi Spiro Iljadhi, banues në Sarandë, si dhe një 33 vjeçar nga Tirana.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar, në afërsi të një lokali. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të saj.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa për Iljadhin mësohet se ai njihet si biznesmen në zonë.
“Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve”, njofton Policia.