Të shtëna me armë në qytetin e Maceratas, mes të plagosurve të huaj. Kryeatri i bashkisë këshillon banorët të mos dalin

0
407
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të shtëna me armë janë raportuar mesditën e sotme në qytetin italian Macerata. Të paktën 6 persona raportohet të jenë plagosur, nga të cilët 4 ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjeteve në qytetin qendror italian të Maceratës. Zyra e kryebashkiakut të qytetit u ka bërë thirrje qytetarëve nëpërmjet Twitter-it që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të incidentit, që besohet të vazhdojë. Të shtënat janë raportuar nga një makinë e zezë Alfa Romeo 147. Dy vetë u raportuan të ishin brenda automjetit. Disa raporte vënë numrin e të plagosurve deri në gjashtë persona. “Qëndro në shtëpi” është mesazhi i nisur nga kryebashkiaku i Macerata Romano Carancini nga profilet sociale të qytetit. Edhe dalja nga shkollat është bllokuar. Të shtënat e para u dëgjuan rreth orës 11.10 në Cairoli nga një makinë e errët kundër dy emigrantëve të rinj me ngjyrë, një prej të cilëve u plagos. Një tjetër emigrant u godit në Via dei Velini, një grua afrikane u godit me plumba në zonën e stacionit.

Zjarr Tv Ad