Të shtëna me armë zjarri në Babicë të Vlorës, raportohet për të vdekur

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person raportohet deri tani se ka ndërruar jetë në Vlorë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Identiteti i viktimës dhe shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende pasi ajo ka ndodhur vetëm pak më parë.

Burimet bëjnë me dije se të shtënat janë regjistruar në fshatin Babicë të Vlorës. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe në minutat në vazhdim pritet të ketë dhe një informacion paraprak.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet  se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad