Të shtëna në Strasburg, raportohen 4 të pajetë dhe 9 të plagosur

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër persona kanë humbur  jeten dhe 9 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë pranë një marketi në Strasburg, njoftoi policia franceze. Policia tha se i armatosuri është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Ai u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri me një ushtar, shkruan BBC. Incidenti ka ndodhur afër një marketi që shiten produkte për festën e Krishtlindjeve, në një nga sheshet qendrore, Kleber.

“Pashë të shtëna të vendosura në një mur që ishte 10 metra larg nga unë dhe fillova të vrapoj me gjithë ata që ishin pranë meje, në drejtim të kundërt. Unë jetoj pranë vendit ku kishte të shtëna dhe ka shumë turista përreth, prandaj unë i mirëprita në shtëpi”, tha Stephan, një dëshmitar për Euronews.

Ministria franceze e Brendshme konfirmoi një “ngjarje serioze të sigurisë publike” në Strasburg dhe u kërkoi banorëve të qëndronin në ambiente të mbyllura e të sigurta. Të shtënat u dëgjuan në marketin e Krishtlindjeve në Strasburg, që vizitohet nga miliona turistë çdo vit.

“Të shtëna në qendër të Strasburgut. Çdo njeri duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të presë për një sqarim të situatës”,shkruajti nënkryetari i bashkisë së Strasburgut, Alain Fontanel në Twitter. Mediat e huaja raportojnë se mund të jetë një sulm terrorist, por mbetet për tu konfirmuar.

Zjarr Tv Ad