Të shtëna në tramvajin në Holandë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person raportohet i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në tramvajin në qytetin holandez të Utrehtit, tha policia. Sheshi pranë stacionit të tamvajit është rrethuar nga policia. Shërbimet e emergjencës dhe tre helikopterë u dërguan në vendngjarje. Të shtënat me armë filluan rreth orës lokale 10:45 në sheshin 24 Oktoberplein. Russia Today raporton se autori i sulmit ka arritur të largohet nga vendngjarja. Numri i të plagosurve nuk është përcaktuar ende.

Policia tha se po shqyrton të gjitha motivet e mundshme të sulmit, përfshirë terrorizmin.

“Një burrë filloi të qëllonte me egërsi,”-tha një dëshmitar okular për median holandeze NU.nl.

Një dëshmitar tjetër tha për transmetuesin publik holandez NOS se pa një grua të plagosur me gjak në duar dhe rroba.

“E mora në makinën time dhe e ndihmova,”-rrëfeu dëshmitari. “Kur mbërriti policia, ajo ishte pa ndjenja”.

Autoriteti i transportit të Utrehtit tha se shërbimet e tramvajit në qytet janë anuluar të gjitha.

 

 

Zjarr Tv Ad