‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin Bledar Qolja, 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen “Ish Kombinati”, ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç, E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç’, tha policia.
Mësohet se nga e shtëna nuk ka persona të lënduar.
Policia ka sekuestruar çiften, dy gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Një 45-vjeçar i cili qëlloi me çifte, nga automjeti i tij në drejtim të një automjeti tjetër me të cilin lëviznin 3 shtetas, është vënë në pranga nga policia pak pak orë pas ngjarjes.