Të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një erë e re ndryshimesh përfshin komisariatet e policisë në zonën e juglindjes me zëvendësimin e titullarëve të tyre. Ikin nga detyra shefat e komisariateve në Kolonjë e Maliq dhe në vend të tyre emërohen të tjerë oficerë policie.

Në komisariatin e rrethit të Kolonjës është caktuar si drejtues Ramiz Hymeti. Ai mbante deri tani në detyrë titullari në drejtimin e sektorit të rendit në Drejtorinë vendore të policisë rajonale.

Ramiz Hymeti zëvendësoi në krye të komisariatit të Kolonjës kolegun e tij Erion Bicaj i cili mbetet në dispozicion të Ministrisë të Brendshme.

Lëvizjet në titullarë lokalë të policisë kanë prekur edhe komisariatin e Maliqit.

Këtu është larguar Gentjan Diko që emërohet në një detyrë më të lartë si shef i krimit të organizuar në Drejtorinë e policisë Korçë. Në vend të tij është emëruar shef komisariati në Maliq, Besnik Çevani.

Ndryshimet në kupolën e komisariateve të policisë në Qarkun Korçë ishin paralajmëruar që disa kohë më parë me largimin e Ardian Fezollarit nga funksioni I kreut të policisë në Devoll.

Tashmë rokadat mes oficerëve të policisë kanë përfshirë të gjithë komisariatet e zonës juglindore, me përjashtim të rrethit të Korçës dhe Pogradecit.

Zjarr Tv Ad