Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur dje “non grata”, ish-deputetin e Partisë Socialiste Aqif Rakipi, si dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.Po ashtu në listën e të sanksionuarëve nga Departamenti i Thesarit janë edhe figura të njohura në Ballkan, si ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov.
Sot Vangjeli i ftuar në “ABC Live” u shpreh që do të ketë të tjerë persona “Non grata”. Sipas Vangjelit ka një listë të gjatë dhe është një hallkë që emrat në të nuk do të ndalen.
“Ato që dëgjuat dje janë vetëm një pjesë e një hallke. Por ajo që vjen më pas është ë e gjatë se kaq. Po ka emra të tjerë. Ne kemi harruar që në këtë listë nuk do rreshtin. Ka pasur më parë një listë shumë herë më të madhe. Ata u thirrën në ambasadë dhe njoftoheshin që nuk mund të merrnin vizë amerikane. Ata prokuror dhe gjykatës janë jashtë sistemit.”-shprehet Vangjeli.
I pyetur nëse janë ish funksionar apo ish politikanë, apo në nivel të larta aktualisht, Vangjeli u shpreh se ujërat e turbullta të Shqipërisë kanë shumë “peshq”.
“Në këto ujëra tona të turbullta, ka shumë peshq. Biden e ka përcaktuar korrupsionin si një rrezik që cënon stabilitetin e SHBA.”-tha ai.