“Të ulë kokën nga turpi jo të bëjë propagandë”, Petrit Vasili akuza Ramës për pandeminë: Të kanë kapur për fyti oligarkët, largohu një sahat e më parë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi kritikoi qeverinë brenda në parlament për menaxhimin e pandemisë, zv/Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur për mediat dhe jashtë sallës, ku nuk i ka kursyer sulmet e drejtëpërdrejta për Edi Ramën.

Ai tha se Rama është kapur për fyti nga oligarkët dhe duhet të largohet një orë e më parë nëse nuk është në gjendje të japë zgjidhje për krizën në Shqipëri.

Petrit Vasili

Mazhoranca harron se janë mijëra qytetarë më Covid dhe mijëra familjarë të tyre pa mbështetje. 175 mijë të infektuar ka në shifrat e qeverisë, por janë të infektuar rreth 2 milionë shqiptarë. Janë mbi 1 milionë e 700 mijë qytetarë i kanë zgjidhur vetë problemet e tyre dhe përballen vetë sot me pandeminë. Në vend se të kishte kokën e ulur me turp, sot vjen e bën propagandë. Është tragjike që jemi në këtë situatë. Nëse egziston një element pozitiv është përkushtimi i mjekëve. Rreth 2 milionë shqiptarë kanë mbetur të braktisur nga qeveria e tyre. Kryeministri Edi Rama është kapur për fyti nga oligarkët, shpik këtë krizë. Sa kohë paguan koncesionet dhe oligarkët, është armik i qytetarëve.  LSI ka vetëm një plan, të thotë të vërtetat  e saj. Kryeministri duhet të largohet një sahat e më parë nëse nuk gjen zgjidhje.

Zjarr Tv Ad