“TË VËRTETAT” E ALMA KAÇIT – Vajza e videos erotike me Safet Gjicin thyen heshtjen: Mision im ishte …

0
2175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, ka treguar se përse mori vendimin që të filmonte videon erotike.

Ajo tha se misioni dhe synimi i saj ka qenë vetëm e vetëm që të demaskonte figurën e një titullari, teksa tha se qytetarët presin jashtë derës për të qarë hallet, ndërsa zyrtarët në zyrë abuzojnë me detyrën.

“Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit”, tregoi ajo për “Oranews”.

Kaçi po ashtu ka thënë se prezantimi i projektit për rehabilitmin e qenëve ka qenë thjesht një fabul për të futur në grackë kryebashkiakun.

Mes të tjerash gruaja tha se është përpjekur që larg gjithë kësaj të mbajë djalin e saj të mitur, teksa u shpreh se prandaj edhe ka marrë guximin të denoncojë këtë abuzim që mos ketë më raste të tilla në të ardhme.

“Është një fëmijë që po i përjeton të gjitha, pavarësisht se nuk di gjë, sepse e kam shkëputur nga rrjetet sociale. Por jam e sigurt që opinioni publik do të thotë se pse nuk mendove për fëmijën, e kështu e ashtu. Jo. Sepse ky brez i ardhshëm të mos ndeshen me abuzime të tilla.

I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim. Të paktën t’i japë të drejtën të jetojë ai. Dhe të jetosh nuk do të thotë që vetëm duhet të marrësh ajër. Të jetojë me të gjitha këndvështrimet siç jeton një fëmijë”, tha ajo ndër të tjera.

Kujtojmë q ëish-kryebashkiaku Gjici ndodhet në burg, ndërsa Alma Kaçit i është dhënë masa “arrest shtëpie” pasi ka një fëmijë tëë mitur që ka nevojë për kujdesin e saj.

Zjarr Tv Ad