Të zbukurosh pemën e Krishtlindjes para kohe, snobizëm apo nostalgji? Ja ç´thotë shkenca

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në qoftë se bëni pjesë në kategorinë e njerëzve që nuk mund të presin deri më datë 6 dhjetor për të zbukuruar pemën e Krishtlindjeve dhe dekoruar pjesën tjetër të shtëpisë, por keni nisur përgatitjet që një muaj më parë, keni një arsye më shumë për të qenë më të lumtur se të tjerët.

Sipas psikoanalistit Steve McKeown, padurimi për të bërë pemën e Krishtlindjes, për të nxjerrë zbukurimet apo blerë të reja është sinonim i dëshirës për t’u lidhur me atë fëmijën e vogël që ‘’fle’’ brenda secilit prej nesh duke thirrur në kujtesë moment të një të kaluare pa stres dhe tensionet e jetës adulte.

Studime të tjera të mëparshme kanë treguar gjithashtu se personat që kanë padurimin për të zbukuruar shtëpinë janë gjithashtu më altruistë dhe socialë.

Zjarr Tv Ad