Të zëvendësohet fjala “Nënë”/ Julian Deda i përvishet keq komunitetit LGBTQI: Tentativë e palaçove që ka për qëllim shkatërrimin e familjes, Fjala NËNË, jo vetëm nuk mund të zëvendësohet, por ne duhet ta ruajmë të paprekshme dhe të shtrenjtë…

0
571
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë, komuniteti LGBTQI në Angli, ka kërkuar që fjala “Nënë” të mos përdoret më dhe të zvëndësohet me fjalën “Prind që ka lindur”.

Kjo kërkesë e tyre, ka shkaktuar mjaft debat dhe revoltë te qytetarët, të cilët e konsiderojnë si një kërkesë absurde.

Një prej tyre është edhe aktori i njohur i humorit, Julian Deda , i cili së fundmi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur kategorisht kundër kësaj tentative të “palaçove”.

Deda nuk ka kursyer as fjalët e ashpra për këta persona, të cilët kërkojnë zëvëndësimin e fjalës “Nënë”, që sipas tij është fjala pa të cilën, nuk do të kishim jetë.

 “Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, shkruan Juli në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad