Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historia përsëritet. Shqiptarët, të cilët në një mënyrë apo një tjetër kanë zgjedhur që të kujdesen për bimët e kanabisit në Britani, duket se po pësojnë të gjithë të njëjtin fat. Prej disa kohësh tashmë, në mediat britanike nuk janë të pakta rastet kur ata cilësohen si “kopshtarë”, të cilët pas arrestimit, kanë të gjithë të njëjtin fat: dënimin me burg.

Kështu, dy “kopshtarët” e radhës janë dy shqiptarët Liridon M. dhe Mufit Xh., të dy të moshës 25-vjeçare. Për ta, gjykata e Stoke-on-Trent dha dënimin me nga 6 muaj burg.

Ata u gjetën në një shtëpi në rrugën Jackfield, Burslem, më 9 Gusht, ndërkohë që policia po ekzekutonte një urdhër kontrolli. Shqiptarët u përpoqën që t’i iknin oficerëve, megjithatë dështuan në tentativën e tyre. Në këtë banesë, autoritetet zbuluan një fabrikë kanabisi, brenda së cilës ndodheshin 45 bimë.

Dy shqiptarët pranuan akuzat për prodhim të drogës së klasit B. Mbrojtësi ligjor i 25-vjeçarit Mufit Xh., tha se klienti i tij kishte shkuar në Britani nga Franca me kamion dhe nuk mund të punonte legalisht. “Ujiste bimët dhe paratë i nevojiteshin për të paguar borxhet. Ai dëshiron që të kthehet në Shqipëri, por ka frikë se borxhi do të jetë ende prezent kur të kthehet në vendlindje“, tha pala mbrojtëse.

Një version të ngjashëm dha edhe përfaqësuesi i Liridon M. “Ai pagoi 12 mijë paund për të ardhur në Britani. Punoi për një muaj në ndërtim në Oxford dhe më pas u soll në Stoke-on-Trent, disa javë para arrestimit. Ai kishte shkuar në banesën ku u arrestua vetëm një ditë më parë”.

Zjarr Tv Ad