Teatri drejt shembjes, BE: Ligji nuk ka asnjë shkelje

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Brukseli erdhi përgjigjja në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Bashkimi Europian konstaton se ligji i miratuar në Kuvend nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Përgjigjja i është dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi dhe mban firmën e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella.

Matuella shkruan se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të MSA siç ka deklaruar me herët opozita shqiptare.

“Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike. Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet të letrën e Komisionit Europian.

-Reagon Aleanca për Teatrin

Propaganda e Qeverisë po përpiqet të përhapë lajmin se Komisioni Evropian ka aprovuar prishjen e Teatrit. Kjo nuk është e vërtetë.  Komisioni Evropian “fton qeverinë të amendojë” ligjin pasi e konsideron futjen e kompanisë në ligj si ndihmë paraprake, e cila thjesht do materializohej më vonë. Por është e qartë se sipas KE procesi nuk është i hapur për operatorët dhe, thënë në mënyrë diplomatike, pranon se ligji është korruptiv.

Ana shqetësuese e letrës ama është fakti që KE nuk pranon të shprehet për shkeljet e Kushtetutësi si mbivendosja nda pushtetit vendor dhe grabitja e pronës private. Këto probleme, KE i konsideron si jashtë kompetencës së saj.

Megjithëse letra konfirmon faktin që procesi është korruptiv, ajo është prova e radhës se problemet e Shqipërisë do i zgjidhin shqiptarët e jo burokratët e huaj. Problemet madhore të këtij “ligji special”, që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave politike dhe institucionale të pushteteve të pavarura dhe qytetarëve privat, populli shqiptar do të duhet ti zgjidhë vetë.

 

Zjarr Tv Ad