Teatri i Operas dhe Baletit, 18 milionë lekë të vjetra për një logo të kopjuar

0
593
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vit më parë, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, hapi një thirrje për një të rinovuar imazhin e institucionet. Fituesi i konkursit do të shpërblehej me 1,845,000 lekë të reja dhe në projekt do të përfshihej një logo e re dhe brandimi (ridimensioni, faqosja, dizenjimi dhe prezantimi i produktit).

Pavarësisht se gara duhet të ishte transparente, u vendos logoja e re pa u ditur kush është fituesi. Mirëpo, logoja rezulton të jetë e vjedhur.

Me një kërkim fare rtë thjeshtë në “Google” mund të shikoni se kjo logo është publikuar 4 vite më parë në “Freepik” me emrin “Soundëave Background”.

Në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit thuhej se logoja duhet të ishte origjinale, moderne dhe se materialet do të dorëzoheshin të shoqëruara me një deklaratë autorësie si i vetmi zotërues dhe autor i tyre. Ndër të tjera thuhej se “autori duhet të pranojë përgjegjësi ligjore për sa i përket autenticitetit të punimeve të dorëzuara”.

 

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad