“ Koncert në kohë pandemie” shkruar nga Armir Shkurti dhe me regji nga Ismet Drishti së shpejti premierë në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës.
Komedia që vjen në skenë ka bërë bashkë aktorë të mirënjohur të tearit ‘Migjeni’ të Shkodrës, me pjesmarrjen e mjeshtrave të mëdhenj Zef Deda, Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe grupi i aktorëve të rinj të cilët prej kohësh po punojnë për të sjellë premierën në skenë.
Kjo shfaqje është konceptuar si një festë, me hare, me vrull, humor dhe dëshirë për të jetuar në këto kohë të vështira që po kalojmë.
Teatri ‘Migjeni’ njofton:
Ditë feste sot në teatrin “Migjeni”
Filluan provat për premieren e re të Estradës
“ Koncert në kohë pandemie”
Skenarist: Armir Shkurti
Regjisor: Ismet Drishti
Drejtues muzike: Ilir Zoga
Me pjesmarrjen e mjeshtrave: Zef Deda, Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe grupi i aktorëve të rinj. Kjo shfaqje është konceptuar si një festë, me hare, me vrull, humor dhe dëshirë për të jetuar në këto kohë të vështira që po kalojmë.