Tedi Blushi: Edi Rama po vjedh Portin e Durrësit me kompani offshore që nuk u njihen pronarët

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen për privatizimin e Portit të Durrësit.

Përmes një postimi në facebook, Blushi, shkruan se Edi Rama po e vjedh portin përmes kompanive guackë të cilave nuk u njihen pronarët.

Blushi vijon me nota ironike duke thënë se edhe vetë qeveria e Ramës është offshore, se edhe asaj nuk i njihen pronarët e vërtetë.

“Edi Rama siç po vjedh Portin e Durrësit me offshore që nuk u njihen pronarët, edhe Qeverinë offshore e ka, se edhe asaj nuk i njihen pronarët e vërtetë. Halabakët, oligarkët dhe inceneratorët i dimë, të tjerët presim të na i thotë!”, shkruan Blushi në facebook.

Zjarr Tv Ad