Tedi Blushi nxjerr shkresën me firmën e Kristaq Ramës: Ata që përpiqen të lidhin emrin e Metës me dosjet janë të korruptuar nga piktori i Sigurimit, djali i atij që vari poetin…

0
583
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me debatin për hapjen e dosjeve, duke publikuar një shkresë që mban firmën e babait të kryeministrit Edi Rama dhe disa piktura me mbishkrimin e këtij të fundit.

Blushi shkruan se ata që lidhin emrin e Metës me dosjet janë të korruptuar nga Edi Rama piktori i Sigurimit të Shtetit dhe djali i atij që vari poetin e lirisë Havzi Nela dhe nipi i Kolekës.

“Përpjekjet për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët dhe korrupsioni madhor i Edi Ramës, me falsifikime dhe manipulime janë të pashpresa.

Ilir Meta ka qenë jo vetëm një drejtues i Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik në Dhjetor ’90, por është edhe garancia kryesore për rivendosjen e pluralizmit politik dhe shporrjen e bandës së Rilindjes nga pushteti”, shkruan Blushi.

Statusi i Tedi Blushit

Të gjithë ata që përpiqen të lidhin emrin e Ilir Metës me çështjen e dosjeve janë vetëm të korruptuar nga Edi Rama, piktori i Sigurimit të Shtetit, djali i atij që vari poetin e lirisë, Havzi Nela dhe nipi i Kolekës.

Tmerri që i ka kapur nga Partia e Lirisë është shumë i drejtë sepse ata e kanë të qartë fundin e tyre dhe ndëshkimin që i pret.

Përpjekjet për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët dhe korrupsioni madhor i Edi Ramës, me falsifikime dhe manipulime janë të pashpresa.

Ilir Meta ka qenë jo vetëm një drejtues i Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik në Dhjetor ’90, por është edhe garancia kryesore për rivendosjen e pluralizmit politik dhe shporrjen e bandës së Rilindjes nga pushteti.

Deputetët e Lulushit që i mbajnë ison Ramës janë edhe më të pashpresë pasi ata që sillen si kërpëratë do të shuhen si kërpërata nga politika.

Procesi gjyqësor me Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve do të shkojë deri në fund!

Zjarr Tv Ad