Teknikën e Mesit, fizikun e Ronaldos/ 5-vjeçari çmend botën

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është vetëm pesë vjeç, por që tani ka nisur të cilësohet si Lionel Messi i ri. Talent dhe teknikë mbrëslënëse për Arat Hoseini, djaloshi iranian që po çudit botën. Video ku ai shfaqet teksa triblon të gjithë kundërshtarët e tij po shpërndahet me shpejtësi në rrjet. Veprimet teknike të 5-vjeçarit janë thuajse të njëjta me ato të yllit të Barcelonës dhe jo më kot, tifozët në të gjithë botën që komentojnë videon e kanë quajtur “Messi i ri”.  Por Arati i vogël nuk ka vetëm teknikën e argjentinasit, por edhe fizikun e yllit tjetër të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo. Vetëm pak kohë më parë, ai kishte pushtuar mediat me fotot ku ashtu si sulmuesi portugez tregonte muskujt e barkut.

 

Zjarr Tv Ad