Telashe për Balotellin, tërhoqi për flokësh e i tha “bushtër” izraelites (FOTO)

0
886
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mario Balotelli është përsëri në telashe për bëmat jashtë fushe. Mundo Deportivo shkruan se akuzohet për dhunë nga Avivit Bar Zohar, finaliste e Big Brother në Izrael, me të cilën lojtari i Milanit ka pasur një marrëdhënie më parë.

E ko konfirmuar agjentja e izraelites, Yosepha Barak, e cila thotë se: “Do të shkojmë në Itali për të bërë denoncim në Itali kundër Mario Balotellit, për sulm fizike e verbal kundër Avivit Bar Zohar”.

Episodi ka ndodhur në lokalin e njohur milanez “Hollywood”. Balotelli, i bezdisur nga vëmendja e meshkujve karshi shoqërueses së tij, e urdhëroi që të ulej para tij, por vajza refuzoi. Pas kësaj, ai u tërbua dhe agjentja thotë se e tërhoqi për flokësh, duke e fyer rëndë, me fjalë vulgare si “bushtër”.

Bar Zohar, 34 vjeç, jeton prej tetë muajsh në Itali dhe ëndërron të bëhet aktore. Deri tani ka tërhequr vëmendjen vetëm për pjesëmarrjen në Big Brother në vendin e saj.

“Avivit ka frikë të vijë në Milano, por beson se do t’ia dalë”, thonë nga rrethi i ngushtë i saj.

d.i.

zoharAvivit-Bar-Zoharzohar2zohar3avivit bar zoharzohar1zohar4

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad