Telashet e dimrit nuk kanë të sosur, pritet valë shirash e dëbore në Shqipëri

0
1358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti shumë i ftohtë me dëborë dhe ngrica po zëvendësohet nga shirat që po i drejtohen pjesës më të madhe të territorit të Shqipërisë.

Sipas meteorologëve të premten do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa temperaturat do të kenë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar.

Reshjet me intensitet të lartë në formën e shtrëngatës dhe stuhisë do të regjistrohen në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës.

Në zonën e Alpeve, në zonat malore të Juglindjes dhe Verilindjes do të ketë reshje bore.

Deti do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 5.8 metra.

Temperaturat do të variojnë nga -6° deri në 13 gradë celsius.

Ekziston frika se reshjet e shiut mund të sjellin shkrirjen e akujve dhe dëborës duke rritur prurjet në lumenj të cilët rrezikojnë përmbytje.

Si zakonisht pjesa më e rrezikuar mbetet ultësira midis Shkodrës dhe Lezhës.

Autoritetet thonë se kanë marrë masa për të minimizuar pasojat.

Zjarr Tv Ad