Teliti: Qeveria qëndrim selektiv ndaj të prekurve nga tërmeti

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka vizituar ditën e sotme disa biznese të vogla në Durrës dhe Shkozet.  Sipas tij, bizneset në fjalë po shkojnë drejt falimentimit pasi nëse nuk je pjesë e oligarkëve dhe miqve të kryeministriti, nuk mund të jesh në vëmendjen e shtetit.

“Si asnjëherë më parë, përballë frikës për faliment, ky biznes kërkon lehtësira. Implementimi paketës prej 5 pikash i propozuar nga PD që i përjashton për një kohë të caktuar (deri në rimëkëmbje) nga taksat është zgjidhje emergjente, që e mirëpresin”, shkruan Teliti në një postim të tijin në Facebook.

Sipas zyrtarit të PD, “asnjë propagandë nuk mund ta fshehë këtë situatë të vështirë jo vetëm për bizneset por për cilindo nga mijëra familje e prekura nga tërmeti”.

Postimi i plotë i Dorjan Telitit:

Biznesi i vogël dhe fason drejt falimentit, qeveria mban qëndrim selektiv ndaj të prekurve nga tërmeti. Nëse nuk je pjesë e oligarkëve, miqve të Kryeministrit, nuk mund të jesh në vëmendje të shtetit.

Sot me Cimin, Bardhën, Nadën, Iglin dhe Flamurin, takuam bizneset e vogla të Durrësit dhe një biznes fason n? zonën e Shkozetit, një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti. Zamiri, administratori i këtij biznesi fason paralajmëron falimentin ndërsa askush nuk ka shkuar, qoftë edhe për të parë cfarë ka ndodhur, pas 26 nëntorit aty.

Shqiptarët po e ndajnë jetën në dy kohë para dhe pas 26 nëntorit. Ndërsa para kësaj date ky biznes, me gjithë litarin në fyt nga taksat, mund të organizonte punën dhe të mbante të punësuar me dhjetra familje, sot gjendet përballë pamundësisë për të mbyllur muajin.

Ndërsa 30% e forcës punëtore në këtë biznes janë larguar pas dëmtimeve që kanë marrë nga tërmeti në familjet e tyre, edhe ata që janë rikthyer në punë tashmë janë larg për të ardhur çdo ditë, kosto të larta transporti.

Si asnjëherë më parë, përballë frikës për faliment, ky biznes kërkon lehtësira. Implementimi paketës prej 5 pikash i propozuar nga PD që i përjashton për një kohë të caktuar (deri në rimëkëmbje) nga taksat është zgjidhje emergjente, që e mirëpresin.

Po ashtu edhe shtyrja e pagesave të sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të ndihmonte shumë për një frymëmarrje në këto lloje biznesesh.

Thirrja e tyre është për shtetin që i ka lënë në harresë, të shkojnë të bëjnë vlerësimin e situatës dhe të merren masa lehtësuese përmes shtyrjes së pagesës së taksave dhe detyrimeve të tjera, deri në momentin që nis rimëkëmbja ekonomike e tyre.

PD është në krah të biznesit dhe implementimi i paketës si ofertë zgjidhjeje për këtë situatë, do të mbante qepenat e biznesit hapur.

Asnjë propagandë nuk mund ta fshehë këtë situatë të vështirë jo vetëm për bizneset por për cilindo nga mijëra familje e prekura nga tërmeti.

Sjellja selektive dhe partiake, nuk është zgjidhja. Shqipëria para 26 nëntorit ishte në ditë kritike për shkak të PPP dhe politikave korruptive të qeverisë.
Pas 26 nëntorit emergjencë mbetet mbajtja e situatës larg humnerës ekonomike.

Të anullohen kontratat koncensionare korruptive dhe të shpërndahen ato 150 milionë dollarë të parashikuara për oligarkët e të shkojnë në shërbim të atyre që kanë më shumë se sa nevojë për të qëndruar në këmbë.

Zjarr Tv Ad