Të hënën, Britania e Madhe shënoi ditën më të ngrohtë të dimrit në histori, me mërkurin në termometër në fshatin uellsian të Trausgoid që shënoi 20.6 gradë celcius. Sipas Zyrës Britanike të Meteorologjisë, kjo ishte hera e parë që temperatura në dimër në vend i kalon 20 gradët. Ekspertët thonë se një gjë e tillë është e paprecedentë, pasi në Uells temperatura 20.6 gradë celcius shkon në mesin e verës. Edhe të martën rekordi është thyer sërish, me 21.2 gradë celcius në Londrën perëndimore. Dhe kjo ka bërë që banorët dhe turistët t’i drejtohen masivisht parqeve dhe hapësirave të gjelbra. Edhe në pjesë të tjera të Evropës janë regjistruar temperatura rekord si për shembull 25 gradë celcius në Spanjë, 21 në Francë dhe 18.8 gradë celcius në Belgjikë. Në anën tjetër, temperaturat ranë përreth Mesdheut. Në Selanik të Greqisë temperaturat ranë në 3 gradë celcius e madje pati edhe borë, e po ashtu edhe në Turqinë veriperëndimore.
Temperatura rekord në Evropë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...