Temperaturat e ulta shtojnë virozat

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ulja e temperaturave këtë fund dhjetori ka ndikuar në përhapjen e virozave. Mjekët i konsiderojnë normale për stinën ndërsa këshillojnë ushqyerje të shëndetshme dhe shmangie të ambienteve të mbipopulluara. 

Ditët e ftohta, me temperatura që shkojnë nën zero kanë shtuar në spitale numrin e pacientëve. Me grip nuk është konstatuar ende asnjë rast ndërsa mjekët thonë se virozat e përhapura janë normale për stinën.

Leonard Hasanaj, mjek pediatër: Mosha e fëmijëve më e prekur fillon nga 2-3 vjeç deri në 10 vjeç.

Çdo javë numri i personave të prekur nga infeksionet respiratore është rreth 11 mijë. Të vegjlit janë më të predispozuar. Mjeku pediatër Leonard Hasanaj këshillon prindërit që t`i drejtohen spitalit vetëm në rast rastet kur viroza nuk mund të menaxhohet në kushtet e shtëpisë.

Leonard Hasanaj, mjek pediatër: Në momentin që prindi e kupton që temperatura edhe pas 3-4 ditësh mjekim nuk ka rënë, edhe nëse shfaqen bark ose të vjella prindi duhet të paraqitet tek mjeku i familjes.

Vaksina është instrumenti më efikas për t`u mbrojtur nga virozat dhe gripi. Përveç saj mjekët rekomandojnë edhe shmangien e vendeve të mbipopulluara.

Leonard Hasanaj, mjek pediatër: Nëse dyshohet që fëmija ka grip, ose një rast viroze është mirë ta mbash të distancuar nga fëmijët e tjerë.

Rëndësi sipas ekspertëve të shëndetit duhet t`i kushtohet edhe ushqyerjes. Frutat, perimet, lëngjet dhe suprat janë ato që këshillohen së tepërmi përgjatë dimrit.

Zjarr Tv Ad