Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shqipëria është sunduar ditët e fundit nga i ftohti polar, kjo ka sjellë pasoja.
Një ndër to është edhe zbritja e kafshëve të egra nga malet.
Kështu banorët e njësisë Administrative Baz në Bashkinë e Matit gjatë netëve të fundit kanë përjetuar skena horror.
Shumë ujq të uritur kanë zbritur nga malet në mungesë të ushqimit dhe kanë bërë masakra të vërteta në bagëti.
Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga kjo zonë10 krerë bagëti të imta janë mbytur deri më tani nga sulmet e ujqërve.
Por më shumë se për bagëtitë banorët janë të frikësuar për fëmijët, të cilët mund të sulmohen nga këto kafshë të egra.
Ata kanë arritur të vrasin njërin prej tyre, por frika është e madhe pasi ujqërit lëvizin në kope.