Temperaturat kapin vlerën e 20 °C, njihuni me parashikimin e motit gjatë ditës së sotme

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vendin tonë ditën e sotme do të mbizotërojë një mot i kthjellët. Mesdita dhe pasditja parashikohet që të sjellin kalime vranësirash në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Gjithashtu edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, sipas meteoalb. Temperaturat e ajrit, vlerat minimale do të luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Zjarr Tv Ad