Tendera në kohë pandemie, PD padit në SPAK kryebashkiakun e Dibrës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike Dega Dibër ka denoncuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe KLSH, kryetarin e Bashkisë Dionis Imeraj.

Kreu i kësaj force politike në Dibër, Naim Gazidede akuzon kryebashkiakun për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

PD kërkon nga SPAK dhe KLSH që të nisin sa me shpejte hetimet dhe  të nxjerrë para përgjegjësisë ata që, sipas opozitës e kanë mendjen tek vjedhja.

“Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë të gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë.

 Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia.”

Ndaj kemi kërkuar  nga SPAK dhe KLSH te nisin sa me shpejte hetimet dhe te ndalojnë vjedhjet dhe babëzite me tenderat publikë. Me regjistrimin penal të kësaj çështje nga SPAK, ne kërkojmë që drejtësia të jetë e shpejtë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që e kanë mendjen tek vjedhjet, kur dibranët dhe shqiptarët janë pa mbështetje dhe gjendja po përkeqësohet”, tha Gazidede.

Zjarr Tv Ad