Tenderi 890 mijë € për çertifikimin “ISO”, Albcontrol zgjedh ofertën më të lartë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pranverën e këtij viti kompania publike shqiptare e monitorimit të trafikut ajror Albcontrol u bë e famshme për grevën e kontrollorëve që coi në pezullimin e fluturimeve mbi qiellin shqiptar për disa ditë. Ata kërkonin mos uljen e pagave, ndërsa zyrtarët e Albcontrol deklaronin se këto masa ishin të paevitueshme në kushtet kur kompania nuk kishte të ardhura financiare të mjaftueshme. Por nëse për kontrollorët pagat u ulën dhe greva u mbyll, mirëadministrimi i parave publike nuk ka shkuar në të njëjtin drejtim përsa i përket prokurimeve.

Kështu në tenderin për certifikimin ISO sipas standarteve ndërkombëtare të kompanisë në fjalë, Albcontrol i drejtuar nga Hantin Bonati ka përzgjedhur fituese subjektin që ka ofruar cmimin më të lartë. Gara u hap më 15 tetor të këtij viti dhe aty morën pjesë 4 subjekte “TMC Training Management Consulting” që ofroi, 108 milionë lekë ose rreth 890 mijë euro.

Ofertuesi i dytë i përbërë nga bashkimi operatorëve “ICDQ Instituto de Certifikasion dhe Kavala Gabinete de Asesoria” ofroi 642 mijë euro, ndërsa operatori i tretë dhe i katërt, ‘Resuli ER’, dhe ‘Eurogjici-Security’ nuk paraqitën asnjë ofertë.

Zjarr Tv Ad