Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
SPAK është drejt përfundimit të hetimeve për tenderin e rrugës Kadhiq-Delvinë, hetime të çelura pas një kallëzimi të bërë nga firma “Gjoka” e cila pretendoi se ishte skualifikuar pa të drejtë nga ky tender, raporton News24.
Gazetarja Koldiana Lala raporton se “deri në këto momente i është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë në tendera shtetases Lona Gogo e cila ka qenë kryetare e vlerësimit të ofertave. Sipas SPAK ajo ka shkelur barazinë në tendera duke skluafikuar kompaninë Gjoka”
Po ashtu është thirrur për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Sonila Qato, ish drejtoresha e ARRSH, e cila pritet ti komunikohet akuza.
Qato është thirrur dje, por për arsye shëndetësore nuk është paraqitur dhe pritet që të paraqitet në datën 26.