Ish-deputeti i PSsë, Spartak Braho, situatën brenda maxhorancës aktuale e sheh si mjaft shqetësuese me “jesmenë” dhe një kryetar si “shefi i Shtabit të Ushtrisë”, kurse qeverinë të përfshirë në afera korruptive. Në studion e “News 24”, Braho me tone të ashpra e quajti Edi Ramën si “megaloman”, i cili sipas tij po të kishte “ushtri do ishte i gatshëm të niste dhe luftë në Ballkan”. Ai paralajmëroi se Rama do të ketë fatin e Musolinit, ndërkohë që e akuzoi se me listën e “investitorëve strategjikë ka krijuar bankomatet e tij personale”. Braho e sheh skandalin e inceneratorëve si më të rëndën e të gjitha kohërave. Sipas Brahos, “Rama a do ketë fundin e Musolinit apo Kraksit, le ta zgjedhë vetë, por që do ketë një fund negativ, do ketë”.
INTERVISTA
Z.Braho, si e konsideroni gjendjen e Shqipërisë në prag të hapjes së negociatave me BE-në? A është gati për këtë proces të gjatë të integrimit në familjen europiane? Situata nuk është e mirë në Shqipëri aktualisht. Në qoftë se do jap një konsideratë me pranimin e Shqipërisë, duhet të them se nuk duhet pranuar, por faktikisht me skandalet e njëpasnjëshme që ka zbuluar media, veçanërisht me korrupsionin, shpërdorimet e mëdha ku janë përfshirë qeveritarë, ministra, drejtorë, them se këto e pengojnë afrimin e Shqipërisë në BE. Unë nuk e di çfarë do të ndodhë, unë jam socialist, 47 është numri i teserës sime që i takon qershorit të 1991, më vjen keq për këtë punë, por parashikimet janë të zymta.
Liria e shprehjes është një ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të meritojë hyrjen në BE. Por në një kohë kur pritet të caktohet data zyrtare e hapjes së negociatave, Kryeministri Edi Rama çoi 3 muaj për “riedukim”, një përfaqësues të medias. Çfarë shije ju la një dënim i tillë…?
Ky është budallallëk, çfarë kompetence ka ai të çojë gazetarët në riedukim. Është bërë edhe gjykatës. Nuk ka asnjë kompetencë ai të çojë gazetarët për riedukim. Etikën e kanë thyer ata, jo gazetari. Gazetari ka lirinë të pyesë, është një masë absurde. Nëse pronari me tërë mend do marrë masa ndaj gazetarit, është dhe ai i lidhur me Ramën.
A po kalon i gjithë pushteti në duart e Edi Ramës…? Çfarë mund ta ndalë atë…?
Rama nuk e jep dorëheqjen, këtë vend e shpëton vetëm drejtësia nëse bën punën e saj. Si e majta, si e djathta, duhet të heqin dorë nga SPAK. Këtu kam parasysh një riorganizim për të hetuar këtë skandal. Duhet të përfshihen SHISH, Prokuroria e Posaçme, Krimi Ekonomik dhe të hetohen këto skandale. Maxhoranca është tronditur nga arrestime të ish-ministrave dhe ish-deputetëve, ndërkohë që po dalin fakte të reja për aferën e inceneratorëve…
Kërkojnë një analizë të thellë. E para, dëgjoje dje zonjën Vasili me një grup paneli, nuk janë panelet që ndikojnë në zbulimin e këtyre, pengojnë. Aq më tepër ka dhe kakofoni, interpretime të gabuara të ligjit, edhe media duhet të jetë më e… përveç faktit që evidenton, nuk duhen komentet. Dëgjoja Kryemadhin, lëreni SPAK-un, do bëjë punën e tij, do hetojë, asnjë presion mbi SPAK-un. Ke material denoncues, ke për detyrë ta çosh, po nuk e çove do përgjigjesh ti për fshehje. Ky është skandal, ky i inceneratorëve, veçanërisht rimbursimi me 96 mln euro, me dy pleq. Kanë marrë pjesë dhe një pjesë e oligarkëve në faturime të falsifikuara. Ka ndodhur kjo ngjarje dhe në 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-taksave. Atje ka ndodhur një skandal i madh i rimbursimit, është rimbursuar dhe djali i Sali Berishës. Ishte drejtoreshë Briseida Shehaj. U dënua vetëm një firmë kineze që kishte bërë ca rimbursime të paligjshme. I njëjti model është, e njëjta skemë e 2013. Rama ka dijeni për atë skemë, sepse është i njëjti mekanizëm. Atëherë e bënë tërë oligarkët e Berishës, këtë radhë janë përfshirë dhjetëra kompani të tjera. Hetimi do t’i nxjerrë, është skandal. Dikush tha nga këta të PD-së, Rama duhet të japë dorëheqjen. Skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Është pan-evropian mafioz. Është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto. Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90, qe procesi i Del Pieros ‘Mani pulite’, që shkallmoi politikën italiane të përfshirë në afera korruptive dhe që e dënuan Crax-in. Ai vdiq në azil në Tunizi në atë kohë. Ky është modeli i Edi Ramës. Fryma e tij, të duket si një hije e Musolinit dhe Musolini socialist ka qenë në fillimet e tij. Rama ka qenë fashist dhe u bë socialist. Rama i ka shumë të egra fillimet. Në të dyja rastet krahasimi dhe analogjia qëndron. A do ketë fundin e Musolinit apo të Kraksit, le ta zgjedhë vetë, por që do ketë një fund negativ do ketë. Nuk do japë dorëheqjen sepse tani është bërë i gjithëpushtetshëm
Amnistia fiskale, a do të thotë legalizim i parave të ardhura nga zullumit…?
Është çik bruto, çik e drejtpërdrejtë se ligji shprehimisht e ndalon legalizimin e parave që rrjedhin nga aktivitetet e paligjshme kriminale. Janë bërë disa herë tentativa që kanë dashur të bëjnë legalizimin, por kanë ndërhyrë institucionet ndërkombëtare financiare dhe nuk e kanë lejuar. Unë jam për legalizimin, por a do ta arrijnë dot këto struktura të dobëta që kemi ne, që të mos lejojnë dhe legalizimin e parave që vijnë nga krimi. Kjo do struktura shumë të forta. Ai pastrimi i parave që kemi ne apo bankat që gjysma e bankave tona arrijnë të penetrojnë dhe të pastrojnë para të mafieve të ndryshme. Do të ketë një bum të ardhurash, veçanërisht nga emigrantët që kemi jashtë që kanë grumbulluar para me punë të ndershme, të cilët do t’i sjellin dhe do t’i investojnë këtu. Çfarë ka thënë drejtori i Bankës, Guvernatori Sejko? Nuk e dimë çfarë kanë thënë.
Çfarë fshihet pas skandalit me rrugën Kardhiq-Delvinë? Pse rruga KardhiqDelvinë vetëm 34 km mori 16 vjet kohë dhe dyfishin e fondeve?
Ajo rrugë ka filluar që kur ishte ministër Olldashi. Është në kuadrin e aferave korruptive ku është përfshirje ministrja. Balluku është pjesë e oligarkisë politike të Ramës, me të jep e merr, me të zgjedh kë do ai, për të krijuar atë që quhet era e Ramës. Rama është megaloman, i ka hipur në kokë që t’u ngjajë njerëzve të mëdhenj. Rama, po të ketë ushtrinë, fillon edhe luftën në Ballkan, por nuk ka këllqe. Kërkon të kujtohet si periudha e Ramës, është i papërmbajtshëm. Derisa del dhe dënon gazetarët kot, ç’punë ka ai me gazetarët. Oligarkia ekonomike e grumbulluar në 10-15 vetë. Le të botojë listën e investitorëve strategjikë. Unë e kam parë listën. Është për të vënë duart në kokë. Ata kanë krijuar bankomate, ku fshihet drejtori i KESH, Vangjush Dako etj. Problematika është e ngjeshur, pakënaqësia e njerëzve të thjeshtë… si mos të zemërohesh. Ministria e Shëndetësisë ble krevat dopio. Për çfarë e do? Rama i ka hipur gomarit mbrapsht dhe prapa i vijnë ata sanço pançot.
Ecuria e regjistrimit të pronave është një tjetër kusht për Shqipërinë në BE, por sipas jush këto prona a janë në duart e oligarkëve, ndërkohë që shqiptarët nuk marrin pronat e tyre?
Pasuritë shtetërore i shpërndau tek oligarkët e asaj kohe, këtë po bën dhe Rama, pra, pushteti po rrëshqet djathtas, por jo sipas parimeve ligjore, por sipas orekseve dhe frymëzimit politik që ka Rama, që nuk është të mbështesë ato parime të humanizmit social, që është karakteristikë e partive të majta. E di ti kush po i merr këto pronat? Zamir Manja, ky Kastrati, këta janë etj., etj., këta po pasurohen. Klasa e borgjezisë së re, por regresive, të cilët po e copëtojnë këtë vend keq është turp ti heqësh sot 3 mijë lekë pensionistit apo atë pronarin e vërtetë që ka trashëguar nga babai, ata nuk po ndalen asnjë minutë në këtë grabitje galoponte sot në Shqipëri.
Cila është logjika e vendimit të qeverisë për të kompensuar oligarkët për shkak të krizës së çmimeve dhe jo qytetarët? Rasti më konkret është heqja e bonusit prej 3 mijë lekësh të pensionistëve…
Turp i madh. Këtë punë ka bërë Zogu, se të paktën Enveri e shpërndau pronën te fshatarët, sipas parimit që toka i takon atij që e punon. Zogu pasurinë shtetërore e shpërndau tek oligarkët apo feudalët e asaj kohe, ua fali edhe mjaft të tjerëve. Këtë po bën dhe Rama. Pushteti po rrëshqet djathtas, por jo djathtas sipas parimeve ligjore, por sipas orekseve dhe frymëzimit politik që ka Rama, që nuk është për të mbështetur parimet e humanizmit social, që është karakteristikë e partive të majta. Këto pronat po i merr një klasë e caktuar e borgjezisë së re, të cilët po e copëtojnë këtë vend keqazi, ndërkohë që mileti vuan për bukën e gojës. Është turp t’i heqësh 3 mijë lekëshin sot pensionistit. Këta po i grabisin dhe nuk po ndalen asnjë minutë në këtë grabitje galopante.
Si e konsideroni dhënien me koncesion për 40 vite të Pallatit të Brigadave, duke ndërhyrë në këtë moment të trashëgimisë kulturore?
Te ky përdorimi vetjak ka parasysh edhe veten e tij, se ai fumator kanabisi e droge ka qenë në rininë e tij e deri vonë. Por, le ta pijë, punë e tij. Ne jemi të papërgatitur për legalizimin e kanabisit. E para, ekonomikisht kjo përvojë, të cilën e kalli Maqedonia, nga informacioni që kam unë është një sektor që ka dalë me humbje, nuk ka sjellë gjë. Por, kjo do masa të forta. Të lejosh kultivimin industrial, thotë ai, do të thotë të marrësh masa, të kesh një siguri të plotë. Se këtu për dy vjet, 2015-2017, këtu u bë nami, me qeverisjen e Ramës u bë nami, u kanabizua Shqipëria, dhe fitoi një kategori në atë periudhë. Ikën nga 300-400 milionë euro nga shitja e kanabisit, të atyre që e lejuan në bankat e Zvicrës. Në rastin konkret ne nuk jemi të përgatitur me ligj, se duhet ndërtuar kuadri ligjor fillimisht. Është e parakohshme, e gabuar, në këtë fazë dhe nuk ka përvojë pozitive. Përvoja maqedonase është skandal fare.
Reforma në Drejtësi u bë 6-vjeçare, por cila është problematika e saj?
Reforma në Drejtësi mund të ishte pasur më shumë kujdes, veçanërisht në metodologjinë e aplikimit të saj, mund të kishte filluar ndryshe spastrimet kundër korporatës kriminale të gjyqësorit apo prokurorëve të korruptuar për të mos lejuar këtë problematikë. Megjithatë, kam besim të fortë që reforma do të ecë sepse për atë është e interesuar komuniteti ndërkombëtar, SHBA-të dhe struktura të tjera të Europës. Ka filluar, unë kam durim sepse e njoh mirë drejtësinë dhe psikologjinë e drejtësisë. Është detyra kryesore e shtetit që të angazhohet për të mbrojtur gjyqtarët dhe prokurorët. Të plotësojnë kushtet. Prokuroria sot nuk ka letër, se s’ka fonde, por edhe kuadri mungon, nuk është e plotësuar. Prokuroria e Përgjithshme është me mungesa dhe këto strukturat e tjera të zullumuit ekonomik dhe SHISH-it janë me mungesa, por kam besim se do të ecë…
Në gjykimin tuaj, a është zgjidhja e duhur harta e re gjyqësore?
Reforma që ka të bëjë me hartën e re të gjyqësorit është e keqe, nuk është pozitive. E para nuk kaloi në procesin e konsultimit të gjerë. E para nuk e ka firmosur Ministria e Financave. Ky komuniteti i avokatëve nuk duhet injoruar, komuniteti i noterëve, institucionet përkatëse të drejtësisë nuk janë pyetur. Ajo që është më kryesorja, në Kushtetutë thuhet shprehimisht, shteti garanton të drejtat dhe detyrimet ndaj shtetasve të tij, ndaj qytetarëve. Nuk e di si është menduar, por të kesh një Gjykatë Apeli dhe ta ndjekë fshatari nga Kolonja apo nga Saranda një gjyq në Apelin e Tiranës është mbrapsht fare.
Çfarë i duhet reformës së re zgjedhore dhe asaj territoriale që nesër të mos kontestohen…
Ka nevojë për korrigjime në reformën territoriale, por duhet të jetë proces konsultimi shumë i gjerë. U bënë atëherë konsulta shumë të mira, por Rama kishte një ide për t’i centralizuar sa më shumë këto njësitë administrative dhe nga 360 u bënë 1/ 5, por u larguan shërbimet nga populli në një pjesë të mirë të vendit. Ti ndërton bashki si puna e Tiranës që zë nga mali i Dajtit deri në Vorë, por nuk u jep kompetenca njësive. Njësitë duhet të kenë kompetenca të forta, vendimmarrëse, që administrojnë dhe fonde. Sot për sot janë kot. Jam për reformën territoriale, por jo në diktatin e qeverisë. Të bëhen konsultime të gjera ku të jetë e pranishme dhe opozita se në atë kohë nuk erdhi as opozita, institucionet shkencore, Akademia e Shkencave, INSTAT, të kenë një synim, të afrojnë shërbimet sa më afër popullit.
A ka legjitimitet emërimi i krerëve të PS-së në 61 bashki dhe jo zgjedhja sipas statutit me parimin “një anëtarnjë votë”?
Unë jam i majtë, jam socialist, por situatë si kjo në PS nuk ka pasur ndonjëherë. Emërohen, çfarë është ky shefi i shtabit ky? E ka ushtri këtë apo parti? Në parti duhet të dominojë mendimi i lirë. Zgjedhjet një anëtar një votë e kështu ka ecur PS tani ka ndryshuar. Emëron kryetarin e PS Bilisht, ç’punë ke ti, atë e zgjedhin socialistët? Ky është non sens, ky ka dalë dhe nga parimet, PS mos themi ky se ka një enturazh bashkëpunëtorësh që janë kthyer në jesmenë nuk bëjnë vërejtje, por këto parime nuk i kanë as partitë e majta në Evropë, nuk ka më kritikë dhe autokritikë në PS kjo parti është shkërmoqur.