Analisti Frrok Çupi, ka folur mbrëmjen e djeshme për tenderin e RTSH Agro, për të cilin do të shpenzoheshin rreth 1 milionë euro, ku tregoi edhe për gjendjen në të cilën është katandisur ky televizion.
Ai u shpreh se i ka parë nga afër ambientet e RTSH-së, ku tha se për 3 gazetarë ka vetëm 2 karrige, ndërsa shtoi se edhe pllakat janë të periudhës së komunizmit.
“Janë tre gazetare me 2 karrige. Nuk bëhet kondicionimi i mjeteve kompjuterike. Edhe pllakat janë të periudhës së komunizmit. Është e tmerrshme si një televizion publik, ka 14-16 kanale që nuk bëjnë asgjë. Kanë vetëm një ose dy gazetarë dhe një drejtor. Është e bazuar e tëra në një mashtrim”, tha Çupi.
Sipas tij, kanalet e Radio Televizionin Shqiptar janë një skemë për të fituar para.
“Këto kanale janë thjesht thasë, ku futen para. Kemi një televizion publik, që merr fondet më të mëdha pas ÇEZ-it nga qeveria dhe që e ka audiencën 0.8 %. Televizioni publik gjerman ka vetëm 3 kanale. Për çfarë na duhen ne gjithë këto”, tha analisti.