Tengell:Mos qeshni me ne, mësoni diçka nga ne

0
14

Në një letër të hapur, të cituar nga Politico, ai thotë se karantina dhe ndalimet e tjera të paraqitura nga të gjitha vendet evropiane mund të funksionojnë vetëm në një afat të shkurtër, dhe që në planin afatgjatë modeli suedez është më i mirë.Qeveria suedeze nuk vendosi masa kufizuese, por vetëm u dha udhëzime qytetarëve se si të sillen.Si rezultat, kishte më pak të infektuar dhe viktima nga koronavirusi sesa në vendet që aplikuan karantinën.Në letër, Tegnell shpjegoi se “modeli suedez” nuk ishte i njëjtë me atë që zbatohej në Shtetet e Bashkuara dhe Brazili, d.m.th. “të jetojnë dhe të lejojnë vdekjen”, as metodën e “të gjithëve që kujdesen për veten”, por “të gjithë për të gjithë”.”Modeli suedez” i mbrojtjes nga koronavirusi ka rrënjë historike dhe bazohet në idenë që të gjithë duhet të marrin pjesë në mbrojtje (jo vetëm nga infeksioni, por edhe në situata të tjera) dhe që të gjithë duhet të kontribuojnë.“Në planin afatgjatë, “modeli Suedez” do të dëshmojë se është më i mirë, sepse masat e rrepta kufizuese, zonat e kuqe dhe karantina mund të aplikohen vetëm për një kohë të shkurtër”, pohon epidemiologu suedez.”Rezistenca ndaj krizave që zgjasin më shumë ose kthehen në valë është e mundur vetëm me pjesëmarrjen dhe sjelljen e përgjegjshme të të gjithë qytetarëve,” shkroi Tegnell në një letër nga Stokholmi