Tension në Parlament, Salianji-Ramës: Je ngelës e hajdut! S’ka më sezon për ty

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tensione që në nisje të seancës plenare, ku deputetë të PD-së dhe LSI u kapën me kryeministrin Edi Rama për çështjen e studentëve. Sapo ky i fundit doli në foltoren e Kuvend, shumë pranë tij shkoi edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji, ndërsa kolegët e tij të opozitës protestuan në këmbë.

Sapo Rama nisi të fliste Salianji iu drejtua kryeministrit me fjalët “Ti je ngelës”, ‘Ska më sezon për ty”, ndërsa hedh në drejtim të tij disa fletë nga ligji i Arsimit.

Ndwrsa deputeti demokrat Luçiano Boçi, pasi ka folur shkurtimisht mbi ligjin e Arsimit të Lartë dhe ka kritikuar reformën në arsim të kryer nga qeveria e kryeministrit Rama, është kthyer nga vendi ku qëndron shefi i ekzekutivit për t’i hedhur atij letrat me ligjin në fjalë.

 

Zjarr Tv Ad