Tensione mes Moskës dhe Washingtonit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të enjten zëvendësministri i jashtëm i Rusisë tha se nuk janë arritur të kapërcehen dallimet e Moskës me Uashingtonin mbi një traktat të rëndësishëm të armëve të periudhës së Luftës së Ftohtë. Deklarata e tij u bë publike nga agjencitë ruse të lajmeve. Bisedimet e fundit të zhvilluara në Pekin, nuk arritën t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet mbi këtë çështje. Shtetet e Bashkuara thonë se sistemi rus nuk është në përputhje me Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, pasi aftësia e tyre i tejkalon kufijtë e paracaktuar nga marrëveshja. SHBA akuzojnë Rusinë për destabilizim të sigurisë globale, duke refuzuar të shkatërrojë raketat që Uashingtoni këmbëngul se bien në kundërshtim me marrëveshjen.

Si përgjigje ndaj situatës pa rrugë-dalje, një zyrtar i lartë amerikan tha të enjten për agjencinë “Reuters” se qeveria amerikane ka të ngjarë të nisë tërheqjen nga traktati i vitit 1987 në ditët e ardhshme.

Moska i mbahet qëndrimit se Uashingtoni i ka shpikur shkeljet, në mënyrë që të dalë nga marrëveshja, diçka që do t’i jepte mundësi Shteteve të Bashkuara të prodhonin raketa të reja.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad