Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë degjeneruar këtë mëngjes në një luftë, me Islamabad që do të hakmerret për rrëzimin e dy avionëve luftarakë indian dhe arrestimin e një piloti. Pak përpara mëngjesit Pakistani ju përgjigj raketave indiane të djeshme në territorin e saj, duke rrëzuar dy aeropolanë indianë brenda hapësirës ajrore pakistaneze. Ushtria pakistaneze theksoi se kishte qëlluar dy aeroplanë indianë brenda hapësirës ajrore të Pakistanit.
‘’Aeroplanët e Forcave Ajrore indiane kishin kaluar Vijën e Kontrollit, e cila ndan Kashmirin e administruar nga India dhe pjesën tjetër të kontrolluar nga Pakistani’’, theksoi zëdhënësi ushtarak, gjeneralmajori Asif Ghafoor.
“Një nga aeroplanët u rrëzua në pjesën e Kashmirit të administruar nga Pakistani, ndërsa tjetri ka rënë në Kashmirin indian. Një pilot indian u arrestua nga trupat në terren dhe dy të tjerë në zonë”, tha Ghafoor në një citim në Tëitter.
“Qëllimi i këtij veprimi ishte për të treguar të drejtën tonë, vullnetin dhe kapacitetet tona për vetëmbrojtje”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme pakistaneze, Mohammad Faisal.