Tensione në Kukës/ Qytetarët denoncojnë: Vëllai i Safet Gjicit dhe shoqëruesi me G-Class na kanë kërcënuar me armë

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy banorët e fshatit Bushat, Bedri dhe Nebi Sinamati, kanë denoncuar Lavdrim Gjicin vëllain e kandidatit të PS-së për Bashkinë e Kukësit, Safet Gjicit, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij.

Sipas dy kushërinjve Sinamati ata janë kërcënuar me armë jashtë ambienteve të shtëpisë së tyre në orët e vona të mbrëmjes.

“Dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim tek shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na është bllokuar rruga nga ky automjet që shihni në pamje, në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një përson tjetër”, thanë ata.

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët kanë bërë të mundur shoqërimin e mjetit tip “G-Class”me të cilin Lavdrim Gjici dhe shoqëruesi i tij ndodheshin, si dhe përsonave të përfshirë në këtë incident.

Në mbështetje të Bedri dhe Nebi Sinamati pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Kukësit kanë shkuar edhe banorët e fshatit. Është dashur ndërhyrja e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, për të shtensionuar situatën.

Në një prononcim për mediat Admir Sinamati dënoi aktin e shëmtuar të vëllait të kundërshtarit të tij politik, teksa shtoi se kjo situatë ka ardhur si shkak i tensionimit të gjendjes, blerjes së votës dhe deri tekpërdorimi i armëve ndaj banorëve nga mbështetësit e familjarët e Safet Gjicit.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje, priten detaje të tjera në vijim.

Zjarr Tv Ad