Tensionet jashtë dhe brenda Parlamentit, PS kërkon përjashtimin e tre deputeteve të PD

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas seancës së tensionuar parlamentare, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimi e tre deputetëve demokratë, konkretisht Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.

Sipas mazhorancës këta tre ligjvënës krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.

Kujtojmë që ditën e djeshme (14 dhjetor) mazhoranca mes tymueseve miratoi rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend.

Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën, ndërsa thyen xhamin e derës kryesore të Kuvendit.

Përplasje dhe tensione pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të PS. Këta të fundit nuk u lejuan të futeshin brenda ambienteve të Parlamentit.

Zjarr Tv Ad