Tensionet në Mesdheun Lindor/Greqia dhe Turqia kanë thënë se janë gati të fillojnë “bisedimet eksploruese”

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk ka bëtë me dije se palët kanë rënë dakord që të bisedojnë për çështjen e Mesdheut Lindor. Erdogan tha se ecuria e bisedimeve do të varet nga hapi i ardhshëm i Greqisë.

Më parë kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Kishillit të BE, Charles Michel janë këshilluar në një videokonferencë për këtë çështje.

Presidenti turk shpreson se samiti i BE në fillim të tetorit do t’i japë një “jetë të re” raporteve mes BE dhe Ankarasë, thuhet më tej. Në samit do të flitet për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Turqisë, për shkak të tensioneve në Mesdhe.

Tensioni duket se është lehtësuar disi në Mesdheun lindor, pasi Greqia dhe Turqia kanë thënë se janë gati të fillojnë “bisedimet eksploruese”. Ministria e Jashtme greke ka konfirmuar se do të vazhdojnë negociatat e ndërprera me Ankaranë në vitin 2016. Takimi do të mbahet së shpejti në Stamboll.

Zjarr Tv Ad