Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama, është tensionuar gjatë debatit në studion e “Opinion”, për inceneratorët e mbetjeve dhe u ngrit në këmbë për të sqaruar situatën. Por gjatë debatit me gazetarin Robert Rakipllari, Rama duket se e harroi distancën fizike deri në 2 metra dhe iu afrua, duke i bërtitur para fytyrës.
Kjo situatë ka shqetësuar gazetarët në studio. I pari që mori situatën në dorë, ishte Armand Shkullaku, që nxori menjëherë maskën dhe e vendosi në fytyrë, pasi shqetësohej për mungesën e distancës mes tyre.
Më pas, moderatori Blendi Fevziu, i kërkoi kryeministrit që të ulej dhe të shpjegonte nga karrigia e tij, çmimet e përpunimit të mbetjeve që po ia thoshte para fytyrës Rakipllarit.