Tensionohet situata në Prishtinë, përleshen tifozë anglezë

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur dukej se diçka po shkonte “vaj”, atmosfera në Prishtinë para sfidës mes Kosovës dhe Anglisë është tensionuar.

Sipas asaj që raportohet në mediat kosovare, mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një incident mes disa tifozëve anglezë.

Në një njoftim të policisë, thuhet se anglezët janë përleshur mes veti, duke pësuar dhe disa lëndime në trup.

“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet fjalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Në mbështjetje të kombëtares së Anglisë kanë mbërritur shumë tifozë britanik, të cilët do të ndjekin nga afër ndeshjen e grupit A kualifikues të Euro 2020 mes Kosovës dhe Anglisë. Sfida e stadiumit “Fadil Vokrri” do të zhvillohet sot në orën 18:00.

Zjarr Tv Ad