Tensionohet situata në Rinas/Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkojnë në aeroport

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në Rinas po tensionohet policia ushtarake dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në aeroport dhe po përpiqen të futen tek godina operacionale. Ende nuk dihen detaje të reja nga kjo ngjarje e minutave të fundit që vjen disa orë pas protestës së punonjësve të Albcontrol.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Zjarr Tv Ad