Tensionohet situata tek protesta para bashkisë , tre policë plagosen, i banor humb ndjenjat

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 200 banorë me një banderolë të madhe ku shkruhet “MASHTRIM”  janë zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i bëjnë thirrje kryetarit Erion Veliaj, të tërheqë vendimin,që do u prishë shtëpiat e bizneset tek zona e Astirit.

Por protesta është tensionuar midis banoreve protestues dhe policisë. Banorët kane hedhur kapsolla dhe flakadanë. Nga kjo përplasje kanë marrë dëmtime fizike disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake, të cilët kanë marrë ndihmën e parë brenda ambienteve të bashkisë.

Protestuesit u përplasën fizikisht duke tentuar që të thyejnë kordonin dhe të futeshin brenda godinës së Bashkisë së Tiranës

Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do prishen, të legalizuara apo jo. Banorët e zonës së Astirit janë në ditën e 13 të protestës së tyre, pasi projekti për Unazën e Re prek më shumë se 300 biznese dhe shtëpi në këtë zonë.

Por pas disa orësh para bashkisë,ata u tërhoqën per te vijuar nesër protestën e tyre.

 

Zjarr Tv Ad