Prej disa ditësh në Partinë Demokratike flitet për një bashkim dhe daljen me një kandidat të përbashkët.
Janë mandatuar dy deputetët që do flasin në emër të dy grupimeve, por gjatë ditës së sotme, Luçiano Boçi ka treguar kushtin që sipas tij pala tjetër duhet të plotësoj fillimisht.
Sipas tij nëse grupimi i Alibeajt do të tërhiqej nga padia në gjykatën e Apelit do të dëshmonte vullnet real për bashkim.
“Të gjithë ne, duke përfshirë ju dhe ne, vërtetësinë e shohim në raport me veprime konkrete dhe derisa kemi ende fakte dhe veprime që nuk shkojnë në përputhje me deklaratat, të gjithë mund të kenë dyshimet e tyre. Kur ka deklarata dashamirëse për bashkëpunim, por duhen shoqëruar me veprime reale, janë proceset ato që na bashkojnë në PD. Në rastin konkret bisedimet duhet të shoqërohen me tërheqjen e ankimit”, tha Boçi.