Tentativë tjetër për të çarë kordonin, tensione tek parlamenti

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë për të dytën herë,. Ata kanë hedhur sende të forta drejt policisë, tymuese e shashka duke shtyrë kordonin e policëve për të hyrë në parlament. Opozita po zhvillon sot protestën e radhës para parlamentit kundër qeverisë. Protesta e nisur sot në orën 9:30, paralel me seancës plenare është shoqëruar me tensione dhe hedhje shashkash mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re. Mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa prej tyre.

Në terren do të jenë rreth 1000 forca policie. Ndryshe nga herët e tjera në kordon do ketë edhe efektive femra. Ndërkohë mësohet se grupe policësh do të ketë dhë ruajtje të institucioneve përveç se tek parlamenti. Kështu nisur nga protestat e kaluara, do të ketë policë tek Kryesia e Kuvendit, KQZ por edhe tek Drejtoria e policisë së Tiranës.

Ndërkaq në oborrin e xhamisë së Namazgjasë do të jenë të dislokuara FNSH-të.

Po kështu mësohet se deputetët do të hyjnë nga pedonalja, e cila do të jetë e e rrethuar me efektivë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Godina e Parlamentit do të vijojë të jetë e rrethuar me kamera për të fiksuar të gjithë protestuesit e opozitës që mund të shfaqin shenja dhune. Gjithashtu, dera që lidh selinë e Partisë Demokratike me sallën e Parlamentit do të vijojë të jetë e bllokuar edhe përgjatë ditës së sotme.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 6 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 21 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.

Në disa protesta të zhvilluara ka pasur edhe dhunë dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, e gjithashtu ka pasur protestues të arrestuar.

Zjarr Tv Ad