Tentativë vrasje, grabitje dhe drogë, kush janë 9 të arrestuarit e operacionit “Shënjestra”

0
1339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit del me deklaratë lidhur me finalizimin e operacionit të koduar “Shënjestra”, gjatë të cilit u arrestuan nëntë persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Si rezultat i këtij operacioni është goditur një grup me aktivitet të theksuar kriminal në zonën e Fushë Krujës dhe Niklës, në fushën e krimeve kundër personit, pronës, prodhimit të arrestuarit janë Klaudio Ismalaja, 22 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”; Arbër(Astrit) Ryçi, 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprën penale”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Ndërkohë u ndaluan Edison Pula 21 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”; Edison Bami 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”; Ilir Caca 45 vjeç, banues në Fushë -Krujë, efektiv i policisë së Burgut në I.E.V.P Zahari, Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim; Marklen Haka 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë”; Muharrem Sheta 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”; Fadjol Aanamali 30 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim”; Arjan Ademi 36 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e Oltjon Caca, 22 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Ky grup kriminal dhe konkretisht Oltjon Caca dhe Edison Pula të ndihmuar dhe nga shtetasi Edison Bami, më 19 shtator, kanë tentuar të vrasin me eksploziv shtetasin Gentjan Bejtja. Lëndën shpërthyese këta shtetas e kanë vendosur në mjetin tip “Touareg’ me targa AA 020 BH që drejtohej nga Bejtja dhe aktivizimin e saj e kanë bërë në lëvizje, nëpërmjet celularit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Nikel-Fushë -Krujë dhe drejtuesi i mjetit ngeli i plagosur.

Shtetasi Arjan Ademi është punonjës, agjent i një kompanie celulare, ndërsa Fadiol Anamali është pronar i dyqanit në Shkodër që ka bërë të mundur shitjen e numrave celularë të këtij grupi kriminal bazuar në dokumente të falsifikuara dhe në emra të tjerë.

Më 7 nëntor ky grup dhe konkretisht shtetasit Edison Pula, Oltjon Caca, Marklen Haka dhe Klaudio Ismalaja në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 2 mjete ne aksin rrugor Krujë Fushë- Krujë, një autoveturë tip Benz Mercedes dhe një mjet tip furgon.

Më datë 19 dhjetor 2016, ky grup dhe konkretisht shtetasit Oltjon Caca, Klaudio Ismalaja, Muharrem Sheta dhe Arber Rryci, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë transportuar një sasi prej 110 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis nga Tepelena në drejtim të Krujës.

Në aksin rrugor Kavajë- Durrës këta persona kanë tentuar ti shmangen postbllokut të policisë duke dalë në rrugën dytësore, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Policia është vënë në ndjekje dhe ka arritur të bllokojë sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip Mercedes Benz ML, që transportonte lëndën narkotike dhe drejtohej nga Caca, mjetin shoqërues tip Benz, që drejtohej nga Klodian Ismalaj duke bërë dhe arrestimin në flagrancë të këtij të fundit.

Oltjon Caca ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira e mbrëmjes.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë dhe shtetasi Arber Rryci dhe u ndalua shtetasi Muharrem Sheta.

Në këtë operacion janë sekuestruar katër makina luksoze Mercedes Benz ML ,në pronësi të Oltjon Cacës; një mjet tip Benz Mercedes Avantgarde, në pronësi të shtetasit Ismalaja; një mjet tip Benz Mercedes CLS, në pronësi të A.Rryci dhe mjeti tip Benz Mercedes, në pronësi të shtetasit Ilir Caca.

Ryçit i janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme kartmonedhash, 11 400 euro dhe 95 000 lekë të reja, ndërsa Marklen Hakës i janë sekuestruar kartmonedha në dollarë, euro Franga, Paund britanike dhe 60 mijë lekë të reja si dhe 20 aparate celulare.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim janë të dyshuar dhe për një sërë veprash të tjera të rënda penale, kryesisht grabitje nën kërcënimin e armëve, krime kundër personit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të cilat nga Policia dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë janë në fazën e dokumentimit ligjor për këta shtetas dhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me ta dhe për shkak të kësaj pune nuk jepen të dhëna të tjera që do te dëmtonin sekretin dhe ecurinë e hetimeve.

633204__rj0gwk_ng 633204__ryhzv1_ng 633204__r1lzmdkdel 633204__h1jxvy_ex 633204__bjqxvju4g

Zjarr Tv Ad