Tentoi të fuste drogë në burgun e Rrogozhinës, pranga të riut

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka vënë në pranga një të ri nga Durrësi, i cili tentoi të fuste një sasi droge në ambientet e brendshme  të burgut në Rrogozhinë.

Njoftimi i policisë:

Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohen  26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit  të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë,  i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor  dhe specialistët për Narkotikët  të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të  shtetasit :

1.B.,29 vjeç banues në Durrës. Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje  të narkotikeve”

Zjarr Tv Ad