Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi tentoi të kalonte kufurin me dokumenta false.
Sipas njoftimit të uniformave blu shtetasi B.A. banues në Kosovë u kap duke kaluar kufirin me vizë hollandeze e dyshuar e falsifikuar.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga dy shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 49 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K.Port – Durrës u kap duke kaluar kufirin me vizë hollandeze e dyshuar e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.