Tentoi të korruptonte policët,arrestohert i riu

0
39

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës sepse ka tentuar të korruptojë efektivët e policisë rrugore. Personi në fjalë, me inicialet V. M, fillimisht është ndaluar nga policia rrugore në rrugën ‘Teodor Keko’, pasi është konstatuar duke lëvizur pa vendosur rripin e sigurimit. Në këtë moment, teksa u jepte dokumentacionin përkatës, 28-vjeçari ka futur në mesin e tyre edhe një kartëmonedhë 1 mijë lekëshe, me qëllim shmangien e gjobës.       Në këtë moment V. M është vënë në pranga dhe tani do të përballet në gjykatë me akuzën “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”.